Presidenti Ilir Meta ka dalë në konferencë të jashtëzakonshme duke publikuar prova të reja për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Kreu i Shtetit tha se Dvorani duhet t’i ndalohet ushtrimi funksionit, sepse është i kapur politikisht. 

“Mirë se erdhët në Kështjellën e mbrojtjes së Kushtetuesës. Po përgatitet dhe do të depozitohet një shtesë me kallëzim penal ndaj Dvroranit, sepse duhet t’i ndalohet ushtrimi funksionit, sepse është i kapur politikisht. Sot ju informoj juve dhe gjithë institucionet mbi faktet e reja për veprimtarinë kriminale të tij gjatë kryesimit të KED për 2019-ën. Si dhe një shtesë në kallëzimin penal të depozituar për këtë shtetas, jo vetëm për të thelluar hetimin penal dhe pasojat e të cilave  po i vuan ende sistemi i drejtësisë për mosplotësimin e kourumit të Gjykatës Kushtetuese atij duhet ti ndalohet ushtrimi veprimtarisë  kriminale me qëllimin e nxitur nga presioni politik për kapjen e gjykatës kushtetuese; t’i ndalohet veprimtaria e organizuar kriminale për vonimin e plotësimit të gjykatës që vendin e fundit t’ja ruaj vetes. Brenda ditës dhe brenda pak orëve i përgjigjet kërkesës së kryetarit të Kuvendit duke keqinformuar e fshehur informacion mbi vullnetin e shprehur të presidentit për ushtrimin e kompetencave të tij në emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe kur në cilësinë e tij personale pa zhvilluar asnjë mbledhje të KED pa patur kompetencën ligjore të kryeje komptenca të tija konstaton si të jetë vetë presidenti zgjedhjen e një anëtari të GJK. I kallëzuari pa asnjë kompentencë e duke mashtruar opinionin vendas e ndërkombëtar ka abuzuar që në bashkëpunim me Kuvendin ti rrëmbenin kompetencat Presidentit. Duhet ti përgjigjet SPAK pse nuk thirri mbledhjen e KED për shkresën e Presidentit. Me kë bashkëpunoi apo kush e urdhëroi që të përcillte në kohë rekord një përgjigje në shkelje të rëndë të cdo të drejte në përgjegjësinë e tij vetjake e të këshillit politik.”, tha Meta.