Presidenti i Republikës Ilir Meta, gjatë qëndrimit në SHBA, ka vijuar takimet me zyrtarë të lartë amerikanë.

Sot Meta u prit në takim nga Kongresmeni amerikan Robert Aderholt, i cili është gjithashtu dhe anëtar i Komitetit të Helsinkit.

"Si gjithmonë është kënaqësi të takoj një mik të mirë të Shqipërisë, Kongresmenin amerikan Robert Aderholt, anëtar i Komitetit të Helsinkit. E falënderova për angazhimin e tij të palodhur dhe të vazhdueshëm për mbështetjen dhe promovimin e Shqipërisë në Kongresin Amerikan"- shkruan Meta në Facebook.