Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar 109-vjetorin e lindjes së të madhes Nënë Tereza.
Kreut të Shtetit shkruan në Facebook se Nënë Tereza është simbol shqiptar dhe botëror i humanizmit e solidaritetit njerëzor dhe shembull i jashtëzakonshëm i dashurisë e përkujdesjes së çdo nëne shqiptare.
POSTIMI I PLOTË
Në 109-vjetorin e lindjes së Shenjtores Nënë Tereza, simbolit shqiptar dhe botëror të humanizmit e solidaritetit njerëzor dhe shembullit të jashtëzakonshëm të dashurisë e përkujdesjes të çdo nëne shqiptare, ne përkujtojmë me nderim e respekt trashëgiminë e vyer të veprës së Saj humane e hyjnore të paharruar.
Urtësia dhe porositë e Shën Terezës le të na shërbejnë si burim frymëzimi, që të gjithë së bashku, me shumë dashuri e përkushtim të bëjmë gjithçka duhet për këdo që ka nevojë për ndihmë, solidaritet e përkrahje sociale, për prosperitetin e begatinë e Shqipërisë dhe të kombit tonë!





