Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se qytetarët mezi po presin 12 nëntorin, ditën e protestës së opozitës. Në një komunikim me gazetarët, ish-kreu i Shtetit theksoi se kjo qeveri është e zhytur në skandale të llahtarshme.
12 nëntori tha kreu i PL-së, do të jetë ditë e rëndësishme për demokracinë dhe për rizgjimin e dinjitetit.
Meta: Ne i kemi ftuar qytetarët dhe jemi të sigurt se ata mezi e kanë pritur një datë për të shprehur padurimin e tyre për ndryshimin dhe protestën e tyre për këto skandale të llahtarshme që është zhytur kjo qeveri që ka vrarë shpresën e të rinjve. Ne do të angazhohemi në këtë drejtim, 12 nëntori do të jetë dite e rëndësishme për demokracinë dhe rizgjimin e dinjitetit në vend.