22 maj 2015 – Një debat i ashpër dhe me tone fyese ka ndodhur dje në Kuvend mes Jozefina Topallit dhe Ilir Metës.
Shkaku ishin akuzat e Topallit ndaj Metës që po tenton të blejë votat për 21 qershorin. Ka mjaftuar kjo deklaratë, dhe Meta i është drejtuar ish-kryeparlamentares me fjalën: e pacipë.
“Është e drejta jote të jesh e pacipë, por ti ke hall tjetër, sepse do të justifikohesh më 21 qershor për rezultatin e partisë tënde dhe do t’ua vesh fajin të tjerëve. Nuk ta jap më fjalën, sepse e kam bërë dhe ti je aq e pacipë sa të njeh Shkodra shumë mirë dhe do të ta japë përgjigjen më 21 qershor”, është shprehur kreu i Kuvendit Ilir Meta.
Pas kësaj, demokratët reaguan duke e cilësuar fyerje të ulët të Ilir Metës ndaj zonjës Topalli, që sipas tyre është edhe më e papranueshme, kur kjo bëhet nga një kryetar Kuvendi.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/