“Për zgjidhjen e krizës politike në vend jam gati të dorëzoj mandatin e Presidentit”. Kjo është deklarata e fortë e Presidentit Ilir Meta e bërë nga qyteti i Pogradecit, lidhur me situatën politike në vend, pas dorëzimit të mandateve nga ana e opozitës.
Kreu i shtetit, e ka cilësuar si të papranueshme djegies e mandateve.
“Akti i opozitës për djegien e mandateve ka qenë i papranueshëm për mua si President i Republikës. Ai ka sjellë një krizë të rëndë përfaqësimi në institucionin themelor të Republikës, në Kuvendin e Shqipërisë. Në vlerësimin tim, sot Kuvendi i Shqipërisë, ka 82 deputetë të ligjshëm, ku përfshihen edhe ata 3 deputetë të opozitës që nuk pranuan të djegin mandatin. Çdo numër tjetër në Kuvendin e Shqipërisë, ka probleme serioze, thellon krizën e përfaqësimit dhe është i konstestueshëm, në planin ligor, politik, moral e kushtetutes. Për zgjidhjen e situatës politike jam gati të dorëzoj mandatin e Presidentit. Jam gati të sakrifikoj si Salvadore Allende për të mos instaluar një junte ushtarake”.
Sipas kreut të shtetit, kriza është e qëllimshme dhe po cenohet rendi Kushtetues.
“Kriza nuk zgjidhet as me retorikë as me metoda policor, por me dialog dhe përpjekje serioze. Pasojat e krizës mund të jenë të rënda për Shqipërinë”.





