Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat, teksa u ndal tek zhvillimet e fundit në vend. Meta u ndal fillimisht te inceneratorët duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Meta u ndal edhe te përjashtimi i deputetëve të opozitës duke e cilësuar si një agresion të hapur.

“Parlamenti është kapur prej fyti për ta shndërruar në zyrë të qeverisë Përjashtimi i 23 deputeteve është agresion i hapur i opozitës”, tha Meta.