Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nisur pushimet bashkë me familjen në Kosovë.

Meta ka zgjedhur Prevallën, një zonë malore në Prizren për të pushuar, ndërsa shfaqet me familjen e plotë, bashkëshorten Monika Kryemadhi, djalin dhe dy vajzat.

Duke postuar foton në Facebook, Meta uron shqiptarët për një të diel të bukur.

“Mirëmëngjes nga Prevalla! Ju uroj një të diel të bukur me familjet tuaja!”, shkruan Meta.