Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbështetur kandidatin e opozitës për bashkinë e Durrësit, Igli Cara.

Meta shprehet se Cara ka një plan konkret për të ulur taksat dhe për të mbështetur sipërmarrjen e vogël dhe të mesme. Ai thekson se fitorja e Igli Carës është fitore e qytetarisë së Durrësit.

“Igli Cara është kaq shumë i lidhur me Durrësin. Ai ka një përkushtim të jashtëzakonshëm për ta transformuar qytetin dhe për t’ju shërbyer bashkëqytetarëve të tij me transparencë.

Igli Cara ka një plan konkret për të ulur taksat, për të mbështetur sipërmarrjen e vogël dhe të mesme, për të investuar në rrugë dhe në ndërtimin e çerdheve, kopshteve dhe shkollave.

Plani i Igli Carës ul koston e jetesës, krijon mundësi punësimi dhe mbi të gjitha inkurajon të rinjtë durrsakë që të ardhmen e tyre ta ndërtojnë në Durrës.  Fitorja e Igli Carës, fitore e qytetarisë së Durrësit! Bashkë Fitojmë”, shkruan Meta!