KAVAJË- Kreu i LSI-së Ilir Meta gjatë një takimi të zhvilluar pasditen e sotme me strukturat e partisë ne Kavajë i bëri apel klasës politike që të heqë dorë nga betejat e kota në mënyrë që të kthejë vëmendjen tek ekonomia.
Meta deklaroi se LSI është promotore e proceseve integruese të vendit teksa theksoi si primare të programit të partisë punësimin.
Kreu i LSI-së tha se heqja e TVSH për makineritë, do i japë një impuls punësimit, ndërkohë që me rëndësi për partinë është dhe shtimi dhe ruajtja e vendeve të punës.