Nga ceremonia e 77-vjetorit të Konferencës së Pezë, Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje politikës shqiptare që t’i lërë mënjanë interesat afatshkurta për të ardhmen europiane të vendit.

Gjatë fjalës së tij, Meta tha se objektivi ynë duhet të jetë integrimi i Shqipërisë.

"Përkulemi me nderim në këtë vend të shenjtë sepse Pezë do të thotë bashkim, qëndresë dhe besa besë me parrullën historike që lindi këtu dhe që është një amanet që gjithë shqiptarët të bashkohen pa dallim feje, krahine e ideje. për interesin kombëtar. Peza bëri sakrifica si asnjë krahinë tjetër dhe në kushte jashtëzakonisht të vështira se Peza u dogj e u përvelua dhe u martirizua si asnjë krahinë tjetër por asnjëherë nuk u dorëzua. Përkulemi para veprës së partiotit Myslym Peza që ngriti këtë konferencë historike se hodhi themelet e luftës, është historike se ishte edhe konferenca e parë pluraliste që dha mesazhe të fuqishme të patriotizmit. Jemi në prag të 75 vjertorit të cilirimit të atdheut, që na fton të gjithëve të bashkëpunojmë sa më ngushtë jo vetëm në respekt të histirisë por edhe ruajtjes së vlerave e trashëgimisë, në mënyrë që të gjithë ta kuptojnë që gjithcka ka arritur Shqipëria është se e ka përmes sakrificave më sublime që kanë bërë paraardhësit tanë. Sot objektivi ynë është integrimi ndaj është koha për të mos e vonuar më për shkak të antagonizmit politik të paprinciptë por të forcojmë bashkëpunimin duke lënë mënjanë interesat afatshkurtra që e ardhmja evropiane të jetë sa më e afërt", -tha Meta.