Në konferencën për mediat, në godinën e Presidencës ku foli për incidentin e shënuar në zyrat e FRD-së, kreu i shtetit Ilir Meta, Meta u shpreh se nuk do të bëjë publik emrat e personave që nxitën konfliktin për të shmangur cdo irritim të qytetarëve.

“Ju mendoni se Presidenti duhet të ragojë pasi të bëhen zgjedhje, e keni gabim. Nuk do reagojmë si populli i Kirgistanit.

Do të reagojmë më përpara, se jemi në mes të Europës. E dimë mirë c’ do të thotë zgjedhje të lira. Nuk po i bëjmë publikë emrat e tyre, sepse janë me dhjetëra mijëra shqiptarë të irrituar. Nuk ka forcë që e ndal presidentin për të garantuar zgjedhje të lira.

Me këtë kapje të mediave, presione ku jeni edhe ju, ku bëhen akte të tilla të shëmtuara, ku bëhen montazhe të kandidatëve të opozitës, një bulizëm i madh, ku vende të tjera do ishin ngritur me kohë, sipas porosive që merr nga bandat ndërkombëtare dhe lokale. Dhe kanë dalë atje për të mbrojtur pasuritë e tyre kriminale.” u shpreh Meta ndërsa komentoi edhe incidentin e shënuar një ditë më parë në Elbasan.