Pas betimit që bëri si presidenti i Republikës, Ilir Meta u është drejtuar me një fjalim të pranishmëve në parlament.
Meta, në fjalën e tij tha se do të punojë për të garantuar që Republika e Shqipërisë të respektohet.
Po ashtu duke sjellë ndërmend angazhimin që Meta ka pasur kur ka qenë kreu i LSI-së, ai ka theksuar se do të vazhdojë të punojë edhe si president duke mbështetur reformat e mëdha.
Ndërsa pas mbarimit të fjalës, Meta takoi disa prej deputetëve dhe ministrave, duke përfshirë edhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Por ajo që ka rënë në sy ishte mostakimi i tij me kryeministrin Edi Rama.





