Presidenti Ilir Meta priti në një takim kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Teksa komenton takimin, Presidenti Meta shprehet se tema më rëndësi ishin forcimi i marrëdhënieve ekonomike, tregtare, arsimore, turistike, kulturore
“Kënaqësi të takoja sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Theksova rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të shkëmbimeve ekonomike, tregtare, arsimore, turistike, kulturore dhe të gjitha formave të tjera mes dy vendeve tona”, shkruan Meta.
Ndërsa një rëndësi të veçantë merr edhe perspektiva evropiane e dy vendeve si dhe dialogut Kosovë – Serbi.
“I shpreha angazhimin tim për bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës në interes të rritjes së mëtejshme të njohjeve ndërkombëtare e forcimit të perspektivës evropiane si dhe inkurajova vazhdimin e dialogut me Serbinë, në funksion të paqes dhe stabilitetit të rajonit”, përfundon Meta.





