Kreu i Shtetit, Ilir Meta do të presë sot në orën 09:00 në një takim në Presidencë, krerët e partive opozitare, që janë jashtë parlamentit pasi dogjën mandatet disa muaj më parë. Takimi vjen pak ditë pasi Presidenti Ilir Meta u bëri ftesë publike dhe kërkoi të takohet me të gjithë kryetarët e Partive Parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt 2019, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi.
Kujtojme se dje pasdite, në orën 17:00, kreu i opozitës, Lulzim Basha mblodhi në takim të gjithë aleatët e partive të vogla opozitare në selinë blu për të diskutuar për situatën ku ndodhet vendi.
Në takim me kryedemokratin Lulzim Basha ishin kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kreu i PR Fatmir Mediu, kreu i LZHK Dash Shehi, kreu i PBDNj Vangjel Dule, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi dhe kreu i PDK Nard Ndoka.





