BURREL, 16 mars 2013- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta ndodhej sot në Burrel ku zhvilloi një takim me anëtarë dhe mbështetës të Lëvizjes së Gruas për Integrim.

Në takim Meta u bëri thirrje partive të marrin përgjegjësinë për fatin e vendit dhe të lënë mënjanë interesat e ditës. 

Ndërkaq Meta është shprehur i sigurtë në suksesin e LSI në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, kjo sipas tij falë rolit konstruktiv që ka luajtur kjo forcë politike. 

Kryetari i LSI prezantoi dhe kandidatin për deputet të kësaj partie për qarkun e Dibrës, z.Përparim Spahiu, ndërsa garantoi gratë e LGI se fuqizimi ekonomik dhe shoqëror i tyre mbetet prioritet i Lëvizjes Socialiste për Integrim.