Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka pozuar krahë kandidatit të “Primareve” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçit dhe deputetes së PL-së, Erisa Xhoxho.

Meta shkruan në “Facebook” se ndodhet krahë kryebashkiakut të ardhshëm të Tiranës dhe mes energjisë së aktivistëve të LRI-së.

Reagimi i Metës:

Me kryebashkiakun e ardhshëm, z. Belind Këlliçi  dhe me deputeten më të zëshme për çështjet e rinisë, arsimimit dhe barazisë gjinore, znj. Erisa Xhixho .

Midis buzëqeshjeve dhe energjisë të aktivistëve të LRI-së.