Presidenti Ilir Meta publikon pamje nga manifestimi i mbrëmjes së kaluar, ku shihet bulevardi “Dëshmorët e Kombit” i mbushur plot njerëz.

Përbri pamjeve, Kreu i Shtetit jep mesazhin e fortë se demokracia nuk rrezikon kur populli ngrihet në mbrojtje të Kushtetutës, por kur pushteti kërkon të shtypë vullnetin e popullit.

“Demokracia nuk rrezikohet kur populli ngrihet në mbrojtje të Kushtetutës, por kur pushteti, me anë të ligjeve antikushtetuese dhe antipopullore, kërkon të shtypë vullnetin e popullit, të drejtat e qytetarëve dhe të drejtat e tyre kushtetuese. POPULLI KUQEZI ËSHTË ZGJUAR!  #PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin”, shkruan Meta.