Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me padinë e tij sa i takon kreut të KED-së, Ardian Dvorani.

“Si u përdor Ardian Dvorani për kapjen e Gjykatës Kushtetuese?”, është pyetja e ngritur në videon e publikuar në Facebook, pas dëshmisë së kreut të shtetit në Prokurorinë e Tiranës për gati 50 minuta.

“Të nderuar qytetarë,

Ju ftoj të ndiqni me vëmendje dhe durim, spotin e parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Meta.

Meta ishte mesditën e sotme në Prokurori, i shoqërur nga këshilltari ligjor Bledar Dervishi dhe zëdhënësi i tij Tedi Blushi.