14 janar 2015 – Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta komentoi në një intervistë televizive interpretimet që iu bënë publikimit të fotografisë së bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, në profilin zyrtar të kryeministrit Rama në “Facebook”.
I pyetur nëse publikimi i kësaj fotoje mund të cilësohet si një katapultim që z. Rama kërkonte të bënte për znj. Kryemadhi si një kandidate e mundshme për Bashkinë e Tiranës, Meta u përgjigj:
“Media ka të drejtën e saj të bëjë interpretimet e saj, por kjo nuk është një argument që justifikon këtë interpretim. Z. Rama e ka si praktikë që publikon foto të ndryshme, të individëve të ndryshëm dhe kjo është një gjë normale, është një lloj hobi i tij.
Znj. Kryemadhi është deputete e Qarkut të Lezhës”. 



_0.jpg)


