Gjatë konferencë për shtyp këtë të premte, Presidenti Ilir Meta i ktheu përgjigje kryeministrit Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale thoshte se kreu i shtetit po minon rrugën europiane të Shqipërisë.
Meta bëri thirrje që të mos krijohen alibi, ndërsa deklaroi që gjithmonë u ka thënë diplomatëve të huaj që të hapen negociatat për Shqipërinë pasi kjo është në interes të vendit.
“Ka ndonjë gënjeshtër nga këto këtu. Më thoni që ka një gënjeshtër. Shikoni letrën se ne e kishim në anglisht se ishte për qëllim të informonte komisionerin. Kishit merakun e Europës. Me këto skandale dhe mbiskandale rruga vetëm vështirësohet prandaj t’i thërrasin mendjes dhe të mos përgatiten për alibi dhe të shpikin armiq, siç dëgjova dhe dje që gjoja ka thënë Presidenti ministrave që kanë ardhur që të mos çelen negociatat. Kjo është marrëzia më e madhe. Presienti të gjithëve u thotë të na çelen nga dje jo nga sot. Por kur ata të pyesin për një situatë që e di gjithë bota do u tregosh si është situata, por përsëri të na fusin brenda se kjo është në interes të popullit shqiptar”, tha Meta.





