Presidenti Ilir Meta ka reaguar nëpërmjet një postimi në “Facebook”për ankimimet e partive opozitare PD, LSI dhe kandidatëve të pavarur në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, duke thënë se çdo votë duhet të rinumërohet me transparencë.
Reagimi i Metës vjen vetëm pak minuta pasi KAS ka vendosur të rrëzojë ankimimet e PD dhe LSI për shpalljen e procesit zgjedhor në Qarkun e Gjirokastrës të pavlefshëm.
Në një reagim të gjatë, teksa hedh akuza të rënda ndaj maxhorancës për procesin zgjedhor, Meta thotë se ka ende shpresë për ndryshimin e rezultatit.
Është tepër e rëndësishme, që çdo votë të numërohet e rinumërohet me transparencë deri në fund, sipas Kodit Zgjedhor.
Është e rëndësishme, që çdo fakt, e dhënë, material zgjedhor, të kqyret e verifikohet, me objektivitet dhe paanënësi.
Asgjë nuk ka përfunduar!, shkruan Meta





