Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me raportin e “Freedom House”.
Përmes një postimi në Facebook, Meta është ndalur te standardet e drejtësisë, ku shkruan se janë të lidhura ngushtësisht me standardet e demokracisë.
“Ndaj ky shqetësim i veçantë në raportin e “Freedom House” meriton reflektim të thelluar.”, thotë Meta.
POSTIMI I METËS
Standardet e drejtësisë janë të lidhura ngushtësisht me standardet e demokracisë. Ndaj ky shqetësim i veçantë në raportin e “Freedom House” meriton reflektim të thelluar.
DREJTËSIA NË SHËRBIM TË POLITIKËS
Ligji është një shpatë me dy tehe. Në autokraci, është arma kryesore politike e atyre që janë në pushtet, e përdorur për të heshtur kundërshtimin, për të penguar konkurrencën dhe nëse gjithçka tjetër dështon, për të dërguar kritikët në burg. Megjithatë, në vendet demokratike, ligji i udhëhequr nga gjyqtarë të pavarur shërben pikërisht për qëllimin e kundërt. Është mbrojtja e fundit kundër shtrirjes së ekzekutivit dhe garancia kryesore që ata që janë në pakicën politike mund të vazhdojnë të ushtrojnë të drejtat e tyre, të flasin për problemet e qeverisjes dhe në fund të fundit të fitojnë pushtetin përmes zgjedhjeve.





