Kreu i Partisë së Lirisë ilir Meta, në prezantimin e kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkitë e Konispolit dhe Sarandës, ka deklaruar se sjellja e Rilindjes me Sarandën e Butrintin ka qenë kriminale.

Ai u shpreh se Rilindja është sjellë si një organizatë kriminale duke dhënë në Sarandë leje ndërtimi për pallate pa asnjë vizion për të ardhmen.

E tmerrshme që Saranda është e rrethuar nga uji dhe ende nuk e ka të zgjidhur situatën me ujin. Fondet e tenderat janë grabitur. Sjellje tërësisht anti-kombëtare dhe grabitqare, ajo e sjelljes së Rilindjes me Butrintin.

Rilindja është sjellë si organizatë kriminale. Jep leje për pallate mbi pallatet, pa asnjë vizion për të ardhmen.

Qëllimi ynë ka qenë prezantimi i kandidatëve që mbrojnë interesin e qytetarëve, ndaj u ndoq rruga e Primareve dhe kandidatët i zgjodhët vetë ju.

Ju e dini si janë imponuar e katapultuar kandidatët e palës tjetër. Klani më i fortë bëri pagesat më të shumta e u parashutuan.

Këto tre javë të vrapojmë që të bisedojmë me çdo qytetar që t’i japim një mundësi Sarandës, sepse është një brand i jashtëzakonshëm që kërkon një vizion të jashtëzakonshëm që të kthehet në mundësinë e jetës për sarandjotët që ta shohin të ardhmen në këtë qytet”, tha Meta.