Pak ditë më pare, një grup deputetësh i dërguan një letër kreut të shtetit, Ilir Meta në lidhje me publikimin e të dhënave të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, mbajtur 11 nëntorin e vitit të shkuar nga ish-presidenti Bujar Nishani.

Por sot kreu i shtetit nuk e ka pranuar këtë kërkesë, pasi sipas tij mbledhjet e Këshillit të Sigurimit bëhen me dyer të mbyllura, në të kundërt do humbiste besimi te anëtarët e tij.

Në mbledhje është diskutuar pikërisht situata rreth drogës dhe kanabisit në vend.