TIRANË, 12 dhjetor 2013 –Në takimin që pati sot me kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski, kryetari i Parlamentit shqiptar Ilir Meta u pyet dhe mbi fotot zyrtare që Kuvendi mban varur në mur. Dikush u interesua mbi foton e Topallit në hyrje të Kuvendit dhe Meta tha se nuk ka synim ta heqë asnjëherë nga muri portretin e ishkryeparlamentares.
“Po të ktheheni pak majtas është fotoja e znj Topalli dhe unë e shoh aty sa herë hyj në Kuvend. Dhe ju do vijoni ta shihni sa kohë të jem në krye të Kuvendit”.
/ BalkanWeb /





