Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka nisur këtë fundjavë nga qyteti i Lezhës. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka ndarë një foto me Dr. Pashk Gjonin, kandidatin për zgjedhjet lokale më 14 maj, në Lezhë, teksa ka shkruar se ai do sjellë modelin e duhur të bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirës si Kryebashkiak.
“Kënaqësi ta nisja ditën nga Lezha e mrekullueshme. I lumtur të takoja e njihja nga afër Doktor Pashk Gjonin i cili i ka shërbyer për 30 vite me humanizëm dhe besnikëri komunitetit të tij. Jam i bindur se me vizionin dhe humanizmin e tij, Doktor Pashku do sjellë modelin e duhur të bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirjes si Kryebashkiak i Lezhës në 14 Maj! Partia e Lirisë dhe unë personalisht do e mbështesim fuqimisht Doktor Pashkun, jo vetëm për fitoren e tij të padiskutueshme dhe bindëse, por edhe në projektet e tij në shërbim të komunitetit. Integriteti dhe humanizmi i tij janë garanci e shkëlqyer se Bashkia e Lezhës do jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve.
Mirënjohës gjithmonë Lezhës të 2 Marsit dhe Besëlidhjes!”, ka shkruar Meta.