Gjatë takimit të përjavshëm me gazetarët, Presidenti Ilir Meta është shfaqur për herë të parë me maskë.
Një nga gazetarët e pyeti kreun e shtetit nëse ky ishte një reflektim ndaj numrit të shtuar apo apel ndaj kryeministrit.
“E kam pasur tmerr dhe e kam tmerr maskën, por për të mos lënë asnjë hapësirë për spekulim jam i detyruar të vendos maskën u bëj apel të gjithëve. Me përkeqësimin e shifrave për të ruajtur njëri tjetrin duhet të vendoset, nuk është çështja e kryeministrit se ai na e mbushi mendjen që mos e mbani, unë do të bëj çdo gjë që të mbahet maska”, u përgjigj Meta.





