SARANDË- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta vlerëson se Shqipëria ka humbur shumë trena për Evropë, për shkak të politikës, teksa apelon që palët të gjejnë konsensusin e duhur në mënyrë që të miratojnë 3 ligjet e kërkuara nga BE.
Nga Saranda ku mori pjesë në krijimin e LSI, Meta theksoi se reformat e kërkuara që i hapin dritën jeshile të Shqipërisë në familjen e madhe Evropiane presin vetëm vullnetin pozitiv të partive.
“Integrimi në BE nuk është qëllim por rruga e vetme për Shqipërinë”, theksoi Meta.