Tiranë, 24 qershor 2014 – Ekspozita me rastin e 70-vjetorit të genocidit çam ka bashkuar në një sallë dy kundërshtarët politikë, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Megjithëse ishin në një sallon ata kanë shmangur kontaktet me njëri-tjetrin.

Ndryshe nga Ilir Meta, i cili pasi përfundoi fjalën e rastit kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi gjeti një moment për t’i shtrënguar dorën, Lulzim Bashës, Rama shmangu totalisht takimin me të. Ata kanë qenë gjatë gjithë kohës në distancë. 

Ekspozita u hap sot në Muzeun Kombëtar në kuadër  të 70-vjetorit të genocidit çam.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/