Presidenti Ilir Meta tha shkurtimisht këtë të premte se policia bëri shumë mirë që ndërhyri gjatë protestës, por duhet të zbulojë gjithashtu se çfarë ndodh me denoncimin e Belind Këlliçit, të cilit i kanë vjedhur sende personale në zyrë.
“Edhe shumë mirë bëri policia që ndërhyri atje, por policia të thotë ça bëhet me denoncimin e Këlliçit që i kanë vjedhur sende personale në zyrë”, tha Meta.
Presidenti komentoi më parë protestën e 8 janarit, sipas të cilit nuk është një ngjarje e izoluar dhe se është i shqetësuar për situatën në PD.





