Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot ambasadorin e ri të Serbisë në Tiranë, Slobodan Vukčević, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Përme një postimi në “Facebook”, Meta shkruan se e ka uruar Vukčević për detyrën dhe ka kërkuar rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjithashtu Kreu i shtetit ka nënvizuar se dialogu Kosovë-Serbi, ka rëndësi jo vetëm për të dy vendet, por edhe për rajonin dhe perspektivën e tij evropiane.