Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është takuar sot me një prej aktoreve të filmit "Skënderbeu", Adivie Alibali.

Lajmin e bën të ditur vetë kreu i shtetit i cili shkruan në Facebook se falenderoi Alibalin për mbresat e jashtëzakonshme që ajo ka lënë në rolin e "Mamica Kastriotit".

“Një suprizë e këndshme të takoja gjatë festimeve për Ditën e Flamurit, një nga pioneret e kinematografisë shqiptare dhe një nga personazhet më të dashura të filmit “Skënderbeu”, znj.Adivie Alibali apo siç njihet nga të gjithë ne si “Mamica Kastrioti”. E falënderova për mbresat e jashtëzakonshme që na ka lënë ky film, falë interpretimit të papërsëritshëm të saj dhe aktorëve të mëdhenj shqiptarë, Naim Frashëri e Besa Imami.”