Kryetari i Kuvendit dhe Presidenti i Zgjedhur Ilir Meta po takon ish-kryeministrin Sali Berisha.

Takimi mes Metës dhe Berishës, që qeverisën Shqipërinë në koalicion mes viteve 2009-2013, vjen një ditë pasi kryeministri Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha arritën marrëveshjen për t’i dhënë fund krizës politike në vend.

Ndërkohë, dy liderët Rama – Basha vazhdojnë takimin e tyre në Pallatin e Kongreseve, së bashku me ekspertët, për të përmbyllur detajet e fundit të marrëveshjes, e cila do të mundësojë pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të të gjitha partive opozitare.