Presidenti Ilir Meta është takuar në Lezhë me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në Facebook, kreu i shtetit shqiptar ka postuar një selfie me kreun e ekzekutivit të Kosovës.
Ai thotë se bashkimi i energjive më të mira pozitive ndihmon proceset stabilizuese e integruese në interes të përforcimit të perspektivës europiane të përbashkët.
"Kënaqësi të takohesha sot në Lezhë me Kryeministrin e shtetit të Kosovës, z.Ramush Haradinaj. Bashkimi i energjive më të mira pozitive ndihmon proceset stabilizuese e integruese në interes të përforcimit të perspektivës europiane të përbashkët", shkruan ai.





