Mëngjesin e sotëm, Presidenti Ilir Meta, ka takuar ish-ministrin e Partisë Socialiste, Elmaz Sherifin.
Meta shkruan në Facebook se ishte kënaqësi të niste ditën me këtë politikan, me të cilin është koleg për një kohë të gjatë në politikë, ndërsa zbulon se Sherifi i ka dhuruar librin e tij "Shqipëria e panjohur".
POSTIMI I PLOTË
Kënaqësi ta nisja sot ditën me mikun tim, koleg për një kohë të gjatë në politikë, ish-ministrin Elmaz Sherifi.
E falënderoj shumë për dhurimin e librit të tij “Shqipëria e panjohur”, një studim mjaft i thelluar i trashëgimisë tonë institucionale, prej antikitetit deri në vitin 1920.
Mirënjohje për këtë punë kërkimore, që vjen si kontribut për të kuptuar rëndësinë e forcimit të institucioneve dhe përgjegjshmërisë shtetformuese





