Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me kryekomisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme Ylva Johansson.

Përmes një postimi në Facebook, Kreu i shtetit thotë se ka pasur një bashkëbisedim të hapur dhe të frytshëm për të gjitha sfidat që ka Shqipëria në rrugën Europiane.

Sipas Metës, pas zgjedhjeve të 25 prillit krimi i organizuar do të marrë goditje të prerë dhe Shqipëria do të kthehet në shinat e shtetit ligjor.

POSTIMI I PLOTË

Kënaqësi të takohesha sot me Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme, znj. Ylva Johansson. Një bashkëbisedim i hapur dhe i frytshëm mbi sfidat urgjente të rrugës europiane të Shqipërisë.

E falenderova për mbështetjen e gjithanshme, që BE i jep vendit tonë, përfshirë parandalimin dhe menaxhimin e emigracionit të paligjshëm përmes bashkëpunimit me FRONTEX.

Theksova rëndësinë, që do të ketë zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për rrugën europiane të Shqipërisë.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, krimi i organizuar do të marrë goditje të prerë dhe Shqipëria do të kthehet në shinat e shtetit ligjor dhe të respektimit të plotë të të drejtave të njeriut