Presidenti Ilir Meta ka  zhvilluar sot takim me kryenegociatorin për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Zef Mazi.

Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit tha se diskutuan hapur e në mënyrë konstruktive për perspektiven e çeljes së negociatave.

“Kënaqësi të prisja sot në takim Ambasador Zef Mazin, i emëruar nga Qeveria Kryenegociator për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Diskutuam hapur e në mënyrë konstruktive për perspektiven e çeljes së negociatave. Ndërsa politika jonë duhet të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve, është e rëndësishme përgatitja teknike dhe rritja e kapaciteteve negociuese. E sigurova për mbështetjen e plotë në detyrën e tij nga institucioni i Presidentit të Republikës.
Integrimi europian është objektiv mbarëkombëtar.”
, tha Meta.