Presidenti Ilir Meta është takuar sot me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Kreu i shtetit ka biseduar me Pendarovskin lidhur me perspektivën e përbashkët të dy vendeve për çeljen e negociatave për anëtarësim në tetor. Gjithashtu Meta ka folur me homologun e tij edhe për dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
“Kënaqësi e veçantë të takoja Presidentin e Maqedonisë së Veriut, z.Stevo Pendarovski. Të dy vendet tona duhet të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave për anëtarësim në tetor. Duhet të përfitojmë nga ky moment mjaft pozitiv që ka krijuar Marrëveshja e Prespës, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë sot bëhet një muaj i shpërdoruar kot që nga dekreti për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për arritjen e një zgjidhje gjithëpërfshirëse që forcon besueshmërinë e vendit për zgjedhje të lira e të ndershme.
Po kështu ishte kënaqësi të konstatoja vendosmërinë e Presidentit Pendarovski për të bashkëpunuar dhe përfshirë opozitën në dialog për çështjet themelore të shtetit dhe demokracisë.”





