Presidenti Ilir Meta ka takuar homologun bullgar Rumen Radev ku bën me dije se ky i fundit do të vizitojë Tiranën javët e ardhshme.

Përmes postimit në Facebook, Kreu i Shtetit bën me dije se ka falenderuar homologun Radev për solidaritetin dhe ndihmën e ofruar nga autoritetet bullgare pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

POSTIMI I PLOTË

Një takim i ngrohtë në Jerusalem me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, të cilin e falenderova për solidaritetin dhe ndihmën e ofruar nga autoritetet bullgare pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

Vizita e tij në javët e ardhshme në Tiranë do të konfimojë marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për çeljen e negociatave të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

U dakordësuam se nxitja e projekteve për Korridorin 8 duhet të jetë në qendër të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.