Presidenti, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus në Romë.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Presidenti në një status në rrjetet sociale.
“E informova lidhur me pasojat e rënda të pandemisë në vendin tonë, veçanërisht për shëndetin dhe jetët e qytetarëve, për ndikimet thellësisht negative në ekonominë shqiptare, si dhe për hapat, që po ndiqen, për tejkalimin sa më parë të pasojave”, shkruan Meta ndër të tjera, ndërsa shton se Ghebreyesus e ka njohur me konkluzionet thelbësore të Samitit të G20.





