Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka qenë sot në zyrën e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Harry S.Truman.
Në këtë zyrë, Meta ka takuar senatorin e Missourit Roy Blunt. Fotot e këtij takimi, Kreu i Shtetit i ka publikuar në “Facebook”, ku duket një bisedë shumë miqësore mes tyre.
“Në zyrën historike të Presidentit të SHBA, Harry S. Truman, aktualisht zyra e Senatorit të Missourit, Roy Blunt, njëkohësisht N/Kryetar i Konferencës së Senatorëve Republikanë”, shkruan Meta.





