Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Drejtorin Ekzekutiv të Programit Botëror të Ushqimit, David Beasley, dhe Drejtoren Ekzekutive të UNICEF, Henrietta H. Fiore.
Në një postim në Facebook, Meta teksa poston foto me dy zyrtarët e lartë ndërkombëtarë, thekson se kanë diskutuar për programe për kujdesin e fëmijëve.
“Kënaqësi të takoja David Beasley, Drejtorin Ekzekutiv të Programit Botëror të Ushqimit dhe Henrietta H. Fiore, Drejtoren Ekzekutive të UNICEF-it, dhe të diskutonim për programe për kujdesin e fëmijëve në veçanti.”, shkruan Meta.





