POGRADEC- Kreu i LSI-së, Ilir Meta në një takim me qytetarët e Pogradecit është shprehur se vendi ka nevojë për një politikë më konstruktive.
Sipas Metës, “Politika konfliktuale e la Shqipërinë pa statusin kandidat. LSI nuk i ndryshon dot të tjerët, por është me qytetarët”, sic tha ai.
Meta bëri thirrje që politika të mos merret me të kaluarën për të penguar të ardhmen.
“Të mos merremi me të kaluarën për të penguar të ardhmen. 23 qershori është dita kur qytetarët do votojnë për integrimin”, tha ai, pasi sic nënvizoi ‘LSI ka emancipuar politikën shqiptare me qëndrimin e saj”.