Presidenti Ilir Meta ka uruar kryeministrin e ri të Greqisë Kyriakos Mitsotakis përmes një telefonate.
Lajmi është zbuluar nga vetë Presidenti i cili shkruan ndër të tjera në Facebook se është shpresëplotë se marrëdhëniet mes dy shteteve do të fuqizohen edhe më shumë.
POSTIMI I METËS
Kënaqësi t'i uroja sot gjatë një bisede telefonike, shumë suksese, kryeministrit të ri të Greqisë, z.Kyriakos Mitsotakis
Shpresëplotë se marrëdhëniet mes dy shteteve tona do të fuqizohen akoma më shumë në interes të dy popujve tanë.
Progresi i Greqisë është shumë i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje dhe për të ardhmen e përbashkët europiane.





