Presidenti Ilir Meta ka tekefonuar ditën e djeshme të dërguarin special të DASH për Ballkanin Perëndimor, Matthew A. Palmer.
Burimet bëjnë me dije se në fokus të bisedimeve mes tyre kanë qenë përplasjet për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe situata politike në Shqipëri.
Ndërkohë që në reagimin e tij, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta këtë mëngjes, për deklaratën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që propozonte që çështja e Kushtetueses të dërgohej në Komisionin e Venecias, shkruante ndër të tjera se :
“Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit”.





