Presidenti Ilir Meta është thirrur për të dëshmuar në Komisionin Hetimor në datën 9 shtator, në orën 10:00. Ky orar është dakordësuar edhe me Presidentin Meta.
Plani hetimor që do të ndjekë maxhoranca, i miratuar dje nga komisioni, në thelb synon hetimin e shkeljeve të mundshme të Kreut të Shteti në lidhje me zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, datë kjo që shkaktoi reagime të forta dhe përplasje mes subjekteve politike. Hapi i parë procedural që do të ndiqet është seanca dëgjimore me Presidentin e Republikës, në zbatim të nenit 112, pika 3 të Rregullores së Kuvendit.





