Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë mbledhjes së Këshillit drjtues Kombëtar, ju bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Meta theksoi se vota masive e qytetarëve do t’i japë fund njëherë e përgjithmonë regjimit që është instaluar në Shqipëri.
“E meritojnë të dënohen me votë masive nga të gjithë qytetarët , madje edhe nga socialistët e ndershëm”, tha ai.
Më tej gjatë këtij bashkëbisedimi, Meta u shpreh kritik ndaj qeverisë Rama, duke e akuzuar se nuk ka mbështetur qytetarët, por ka bërë vetëm propagandë.
“Durrësi do të ndryshojë dhe do të hedhë në det planin e betonit. Po ashtu do të fitojë Luçiano Boçi në Elbasan që bashkia të mos komandohet më nga rapsodët e Rilindjes.
Do të fitojë Bardh Spahia, mbi 2/3 e votave. Shkodra e ka të fortë lidershpin ndaj monizmit. Bashkia e Shkodrës nuk është në duart e Rilindjes. Ju e dini se sa ka vuajtur vetëm për besimin në Zot.
Nuk dua më dy gishta, por pesë gishta. Pesë me zero qarku i Shkodrës, pesë me zero në Tiranë. Në panikun më të madh, hedhin asfalt.
Nuk patën kohë 8 vite të bënin rrugën siç duhet. Listat e patronazhistëve, ju e dini që janë bërë të neveritshme, është bërë fare e turpshme. Goditjen më të rëndë ky regjim majftist do ta marrë atje ku nuk e pret. Por gjatë këtyre javëve na duhet punë për të folur me njerëzit dhe për t’i bindur që të dalin në zgjedhje. Sepse edhe ata që nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje do të kenë rol historik për të ndryshuar të ardhmen.
Indiferenca vetëm e ndihmon regjimin. Dhe duhet t’i bindim se ai që nuk merr pjesë në zgjedhje, ai që shet votën për 50 euro nuk ka se si të kërkojë llogari nesër”, tha Meta.