Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta vijon të promovojë turizmin shqiptar. Në rrjetet sociale, Meta ka publikuar së fundmi një video ku shfaqet në nje zonë të gjelbëruar, por pa diktuar vendin se ku ndodhet.

“Mirëmëngjes të gjithëve nga kjo “xhungël” e mrekullueshme, e gjelbër plot shpërthim!”, shprehet kreu i PL-së, Ilir Meta në komentin bashkëngjitur videos.