Edhe këtë mëngjes Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vazhduar me ironizmin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Në Facebook, kreu i shtetit ka publikuar një video të liderit koreano-verior Kim Jong-un dhe liderit komunist shqiptar, Enver Hoxha.

Meta videon e shoqëron me shkrimin: "Forca numëruesve, si një trup i bashkuar drejt tejkalimeve të reja! Nga fitorja në fitorje! Destinacioni dihet."